Ju shtriva dhimbjes tej për tej – Diturie Hasanaj
Ju shtriva dhimbjes tej për tej,
thashë ta tremb I bërtita hej,
trishtimet zor të marrin udhë ,
kur kujtimet endin kujë,
u nisa drejt e për aty,
të shihja edhe pa sy,
pastaj kur marr edhe lexoj,
të arratisem në tjetër botë të shkoj,
a në tjetër dimension,
a në shpirtra të huaj a më beson,
si mund ti duroj mendimet e huaja,
kur kacavirren si gjethe kungulli në muret e mia,
kujt ia vodhi nata errësirën
dhe mua më la si statujë të heshtur edhe frikën,
asnjë re nuk e fsheh dot qiellin,
megjithëse ti ma zhveshe natën,
e unë ndihem aq e huaj,
desha të të kem botë e jetë ,jetuar,
pa një shpirt të mëkatuar,
por bota është aq e varfër
për gjithë sa s’ditën kurrë të duhen,
e vetme endem në univers,
rrugëve e ditëve të panjohur,
shoh hënën se si bredh ,
këndon diçka që I dhemb ,
zemra ime e di
se ty të kam mbledhur në përjetësi,
siç mbledh qielli ëngjëjt,
të kam mbuluar me frymë ,
me frymë mbulohen gjithë sa dashurohen,
bulëza ime e mallit,
që di kaq pak për të vërtetat e njeriut,
o zot sa dhimbje paska kjo natë,
gulçen e më ka marrë inatë…
15-10-2020 Di Diturie Hasanaj