Tradhëtarët e Zotit mashtrova – Alma Mehmeti
Tradhëtarët e Zotit mashtrova
Djalli ulur në qoshe, zjarrit i rrinte mërguar,
Të gjithë mosha e madhe mendonin se ish i respektuar,
Sy ulur djalli veç dëgjonte burrat e rënduar,
Në heshtje me ca shpirtra të zinj kish nisur e flirtuar,
Të gjithë i hiqnin kapelen këtij burri pa shum fjalë,
Me dredhi ju hynte në shpirt burrave i helmonte si halë,
E dëgjonin në heshtje sa mbaronte fjalimin,
Pastaj bëheshin ata djaj e shpërthenin zemërimin,
Në fshat zemërimi u rrit u bë rrap,
Kush e kush vraponte djallin që ta kap,
E djalli nën mustaqe qeshte pa pushim,
Vraponte fushave e pyjeve pa ju dhënë sqarim,
Vraponte e vraponte si mëz i tërrbuar,
Njerëz o njerëz mos jeni verbuar?
A nuk shihni brirët, zjarrin që nxjerr prej goje?
Ju për të jeni si mjalti nëpër hoje,
Burrat lanë familjen dhe gruan në vetmi,
Linin kokën për djallin s’pyetën më për shtëpi,
Gruaja në arë, gruaja gjithandej,
Kolona e shtëpisë kishin nisur të kërcej,
Djalli herë bëhej prift e herë grua magjepse,
Fshatin të tërë si zjarri e ndezte,
Dhe kur ata luftonin njëri tjetrin pa ndalesë,
Djalli me burrin e gruas bënte ndërresë,
Zgjidhte më të bukurat në fshatin që mallkonte,
Një perde syve të gjitha grave ju çonte,
Pasi hëngri e piu shtëpi më shtëpi,
U largua i dëfryer për të zënë një fshat të ri,
Këtë punë kish djalli, bënte çfarë donte,
Burra, gra, djem e vasha veç mashtronte,
Me një petk për çdo rast dhe sebep,
Fëmijën e bënte burri dhe burrin për në djep,
Një ditë me priftin e fshatit ku dëfrehej u ndesh,
I rremi të besuarin e Zotit nisi të qeshë,
Prifti i nxehur për rrëmujën në fshat i thotë,
Shko nga ke ardhë mos të të çoj në tjetër botë,
U trëmb djalli nga kryqi dhe lutjet e priftit,
Nxorri krahët nga shpatullat, më të zinj nga të ziftit,
Vetë deshën më erdhën pas, asnjë nuk detyrova,
Tha duke qeshur:- Tradhëtarët e Zotit mashtrova..
Alma Mehmeti