Magjia e simfonisë – Zoica Gjolla Popi
Poezi
Zoica Gjolla Popi
Albania
Uk
Magjia e simfonisë
Magjepëse
simfonia e harqeve të violinave,
që u drodhën
nga tingujt e një filarmonike
në ngjyra perëndimi
e lëshuan diellin.
Mahnitëse
qiell e det dyfishuan
të thellën blu….
mbi valën e qetë..
mëkat
që u tremb nga sterkalat
e dallgës që e tërhoqën
me zbaticën e papritur….
E çudiçme
ashtu padashur
pa vetëdije
perëndimi mori zjarr
e po shuhej përtej vijës së horizontit.
dielli përkëdheli muzgun
duke psherëtirë i përgjumur
i përgjysmuar.
Vallë përse
ia zmadhoi habija
syrin qepallërënduar?
fuqia e detit zgjati dorën
me magjinë e simfonisë
sa baritore po aq klasike.
…… shtriqi dallgën
në valën që lodron me qetësinë.
Vështrimi shpejtoi hapin
drejt bregut
përdore me ngrohtësinë
e asaj që lindi…..
për të rilindur njerinë
në atë melodi të çiftëzuar
që zgjon baticë e zbaticë
në më të ëmblën
më Hyjnoren
që pëshpërin në të gjitha
gjallesat
… Dashurinë!
27/8/2020