August 9, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Gjeth i shkëputun

Kur agu del n’atë venin tem
E len ai diell e perëndon
Dita zbardhë e nata vjen
Malli n’shpirt sa më rëndon.

Lulja çelë kur bora shkrinë
N’atë stinë t’gëzueme në pranverë
Zogu n’gem me cicërimë
I mbush zemrat shend e verë.

Vjen pastaj muej i qershisë
Që t’mbush zemrën plot gëzim
Mal e fushë me blerin qendis
Unë s’i i shoh – se jam n’mërgim…

Nis e vjen ajo stinë e nxehtë
Zgjatet dita dhe bëhet vapë
Një dallëndyshe me krah të lehtë
Më shikon si t’gjorë e t’ngratë.

Sikur sheh ajo e n’shpirt e ndjen
Gjthë këtë mall që m’ka kaplue
Për Shqypninë atë Atdheun tem
N’dhena t’hueja syshë verbue.

Pas çdo vere niset vjeshta
Dal ngadal vjen tue hedh shtat
I jep ngjyrë fushës qeshet bjeshka
Oh më mbytë malli për timin fshat!

Sikur gjethi i verdhë e i shkëputun
Që e hudhë era n’vjeshtë pa mëshirë
Njashtu larg venit tem jam i humbun
Po n’zemër kam veç një dëshirë …

S’vonon shumë ajo stinë e bardhë
zbret prej mali me shumë stuhi
N’votrën teme po due me ardhë
Se për ta ndjej shumë dashuni.

Të katër stinët që i ka moti
Jan ma t’kandshme në Arbëri
Atë ven t’dashtun e bekoftë Zoti
Aty m’mbushet zemra plot lumturi.

Lumni Nimani
25. 10. 2020
Straubing

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com