Në kodrën më të bukur gjendet ajo – Aferdita Satka
Në kodrën më të bukur gjendet ajo,
Prej aty , gjithë qytetin
Mban te vëzhguar,
E fortë dhe stoike akoma
qendron
Dhe pse prej shekujsh,është ndërtuar.
Kalaja Rozafë,ajo u thirr,
Në nder te nënës, që flijuan,
E dhimbshme legjenda për
‘të,
Mbi trup të saj, themelet ndërtuan.
Legjenda , thotë, ai vend, qe i mallkuar,
Gjithshka, që ditën, ndërtohej
Të nesërmen gjendej ,shkatërruar,
Kur të gjallë e murosen atë grua,
Amanet, për foshnjen e vogël, là,
Për beben, jashtë t’i linin,
Një sy,një gji,një këmbë e nje krah’.
Nga ç’do e keqe , qytetin ruan, kjo keshtjellë,
Prej,së larti , rri e vështron,
Mburojë e hekurt, është,ajo për ‘tè,
Si Zot e ruan dhe e mbron.
Ndër më të bukurit ,është ky qytet,
Kursim, natyra për ‘të, s’ka treguar,
Askënd,si ky nuk e gjen
Me mal, kodër,det ,liqen
Por edhe Bunēn më të lundruar.
Qytet me vepra e histori,
Me art e njerëz,plot humor
Qytet i Mjedes, Fishtës, Marubit,
Ky qytet,është hyjnorja,Shkodra jon’.
Afërdita.S.Satka
Nentor.2020