Gjyshja ime – Delo Isufi
Gjyshja ime
Me çitjane ish gjyshja ime,
Gruaja më e bukur në fshat,
Dallohej në valle e kërcime,
Dhe për prashitjen me shat.
S’ish as e gjatë, as e shkurtër,
Dy gërsheta i derdheshin pas,
Belin e hollë e gushën e bukur,
Vishej me mëndafsh e atllas.
Na rrefente përralla dashurie,
Me atë zerin e ëmbël të qetë,
Tregimet asaj i kishin hije,
Ish grua gjithë nur dhe lezet.
Kur na fliste për rininë e saj,
Ajo vështrimin e treste diku ,
Në qiellin pa fund e pa skaj,
Në thellësinë e detit blu.
Unë si fëmijë e adhuroja,
Gjyshen time aq të bukur,
Me veten time përfytyroja,
Kur ishte e re si një fluturë.
Njonjë djalë çapkën i hedhur,
Gjyshes kur ka qënë ftujë,1)
Puthje fshehur i ka vjedhur,
Në krua kur mbushte unë .
Gjyshja ime, e bukura gjyshe,
Që mua më donte aq shumë,
Po të ishte gjallë do mërzitej,
Nga vargjet që shkruaj unë.
Delo Isufi, botuar
1) Ftujë, fjalori shqip, fig. Vajzë e re, e njomë e plot shëndet