Gjuha e flakëve! – Marjeta Musaraj
GJUHA E FLAKEVE!
Përzhitem si zogthi Feniks përditë
Gjuhëve të zjarrta të Babelit mitik…
Eh ky truri im Shqipen e leçit,
Sqepit kur dalin fjalët buza m’u ngjit.
Ç’pata që si fëmijë e lexova Homerin,
Hartat e Strabonit e princat pellazgë…
Sot flaka injorante po djeg dhe diellin
E deti ndezur shkrumbon me tallaz.
Ç’fitova unë murgesha e ngujuar tërë jetën
Pergameneve dhe kodikteve të gurtë,
Pos zgërdheshjes së anzës e bletës
Ku mjalti i fjalës prej flakëve rënkon.
Unë hapa sa munda dherat e botës
Dhe i dhashë frymë e dritë me fjal eposit,
Zbulova rrënjët e kombit të mardhur prej Kohës
Dhe shqipen e leçita tek mbreti Priam.
Unë Kolib i gjallë ende po shkrumohem,
Meqë dua ta shuaj zjarrin e shpatarëve vrastarë,
Kurse ata si krimbat dheun po e ndotin…
Jo,jo kot e kanë se gjuha hyjnore nuk vdes, ajo s’ka varr.
MARJETA MUSARAJ!