Ndjenjës i falem – Silvana Cekici Rodi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Ndjenjës i falem
E qelqtë ,e brishtë …..e bukura ndjenjë
përthyer, thyer si kulpër e njomë
do përkujdesje që gjatë të rrojë
jetën fal…çdo ditë luftoj
Si vesë mëngjesi vadit në çdo stinë
pranverës ,farën mbjell….. dimrit akullin shkrin
ndjenjë e bekuar…. jetën gjallë mban
ujëvarë malit rrjedh , burim që s’shteron
Varkë ndjenjash ,ujërave lundron
stuhi dhe shtrëngata në duel sfidon
syve plot ankth ,shpresë ju dhuron
gëzimit të zemrës, ëndrrën ja vazhdon
Ndjenjë e zjarrtë lindur prej diellit
kaltersi qielli, gjithësinë ndriçon
si rreze futesh thellësisë së shpirtit
folenë e artë atje ndërton.
11. 07 2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
