Trishtimi i këngës – Brahim Avdyli
Brahim AVDYLI:
TRISHTIMI I KËNGËS
1.
I shpenzova
gjashtëdhjetë vite për Liri
e Lirisë
ia kanë mbyllur shtigjet
me plehun e murrizave të shëmtisë
mu para shtëpisë.
Kudo e nxjerrin
ndërgjegjen në shitje
me shpërlarjen e fjalorëve të turpit
vrapojnë para meje
të të kapin armiqtë tanë
e me butësinë e qengjave
ta puthin në prapanicë,
i vetmuar
çdo herë
mbetem në pritë…
2.
I habitur
vrapoj nëpër kohë
të bëj dy miq
në një qëllim të shenjtë
e tia japim hakun
njerëzuan lirinë,
atyre që na e ç
por vie koha
edhe prej shtëpisë të më nxjerrin
e pa truall të vdekjes të më lënë
e i ndëgjojnë ata që shiten
si liberatorë
dhe veshin rrobat
e lajkatarëve të mëdhenj
vetëm për të pasur meritën
e kohës së re…
3.
Ah, bota
as ajo nuk më pranon
për të shenjtë
sado që të themi
se nuk mund të më lëvizin
nga biruca e dhembjes,
e djalin ma dënojnë
me dhunë demokratike
dhe nuk pushojnë të lëvizin gjeneratat
prej sinonimeve të Lirisë…
Në fund
edhe kënga trishtohet
i hedhë të gjitha figurat
prej qenies së besimit,
malit të lotëve ngjitet përpjetë!
Hurden/SZ
14.11.2020