Nanes sime – Bekim Kelmendi
Nanes sime
Se si më erdh mall për nânën
Në kët ditë me shi e buja jasht’.
Si i vogël që isha, struk’sha në prehnin e saj.
Sa âmbël pushonte zemra n’qetsi
Sa gzim e sa ndjente zemra lumni.
Pa kur ktheh’sha nga fusha , i lodhun duke kullot bagti.
Pa kur e merrte nana knaten e mushte tamël t’ngroht’ e më merrte ngji.
Ah kur shkoja n’shtrat me fjetë e ballin ma fërkonte.
Afshëm e përmallshëm at’her ajo m’përqafonte.
U’ shkrihsha nga dashnia e nanës sime,
Nga kujdesi i saj e nga mij’ra përqafime.
Eh ku ti marr durt e amla t’nanes tashti ,
Kur më dhem kryet e ndjej vetmi,
Kot e kot shikoj përreth dhe se shoh ma,
Oh nana ime mka marr malli me t’pa.
Po m’kan ngel kujtimet e ambla me ty,
Kur buken ma shtrojshe me tamël e me djathë.
Dhe kangën ma k’ndoje me u rrit’ sa ma par’.
Rritu djali jem e bamu si Naimi pishtar,
Knoj kangë atdheut si Fishta lahutar.
Rritu djalë rritu i miri biri im. Rritu më i madhi ti i imi Bekim.
06 Nëntor
2019
Bekim Kelmendi