Mapo – Elham Pasha
M A P O ~ p o e z i ~
E di,kjo fjalë rrjedh nga etja ,
për buzët e huaja .
Në atë vitrinë ka simite buke,
fotografi kujësh,deri te dhëmbi i fildisht.
Për ty,kam kapur përherë,ëmbëlsinë e bukës pa katër gërma ,që kanë bërë memec edhe gjuhën e shkenctarve.
Në jetën time,fildishti,
më ka goditur me thundra deveje,
për t’i shkelur dhëmbthyer,gurët e shpirtit.
S’e kam peshuar peshën e elefantit,
përball syve të mi.
Gungat m’i dhe ti,jo me ninullën e nënës.
Babai vraponte mbas xhirafave,
në lëndinat që s’mbilleshin farë buke.
E di,kam jetuar midis dy shtretëve të kundërt…
Mopo-pa baba,zotri apo shënjtëri !?
Nëna më rriti me qumshtin e lulkuqes
që ngjyrën e saj mos t’ja mbjell qiellit!
Mopo- katër fjalë,të cilat s’duhet të jenë në sirtarin tim!
Mopo- napa që do pastrim shpirti…
Nëse më do,grise shaminë!
Atë,që t’a ka dhuruar babai i xhirafës.
Elham Pasha