August 13, 2024

Burrat me eshtër – Kastriot Malo

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Burrat me eshtër.

Ku janë ata burra me sy cikllopi,
në mustaqe ngjyer nikotinën
burra pa bark, burra pa gushë,
burra që s’e kthenin kurrë shpinën.

Nga ti kenë marrë sytë vallë?!
nga plitherët e gdhendur në gurë,
nga komet e lisave shekullorë
apo nga uji i kaltër që del në gurrë.

Të merr malli për ata burra të merr,
për fjalët e pakta për fjalën e rrallë,
për kutinë e shndritur të duhanit,
për rrudhat si brazda përmbi ballë.

Ka mbetur ndonjë shënjë prej tyre?!
prej atyre që s’të shisnin për një aspër,
diku e hedhur tutje një kanaçe lufte,
ku ngrohej uji për mjekrren e ashpër.

Dhe varret e tyre, ku prehen të qetë,
emrat mbi pllakë mbuluar nga myshku,
dhe stanet pa zjarr, stanet e shurdhër,
nëpër gardhe shergjet i ka brehur myku.

Tek eci shurit përpjetë i menduar,
them: Ç’duhet grimi nëpër filma regjisorë!
keta burra rritur dhe vdekur në male,
nuk janë figurantë, kanë lindur aktorë.

Kastriot@Itali/21/11/2020.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com