August 10, 2024

Më lejoni të jem vetëvetja – Shukrije Gashi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Më lejoni të jem vetëvetja

(3 maj, 2017)
Nuk di pse nuk më lejoni të jem
Vetëvetja ashtu siç e kam emrin
Poezi
ngjizur në dashuri sytë e m’i kanë
më shumë ngjyra se nyancat e ylberit
Ata që nuk më ndegjuan as kurrë më lexuan
as gazin e dhimbjet e mia i njohin
me veshin me rrobat e smirës
egozmit dhe ankthit perverëz
që helmit i thonë Elitë
Më lejoni të jem mishrim i të bukurës
grimcave atomike t’ua ndjejë frymëmarrjen
ritmin e vallzimit magjik t’ua prekë në nota
rrënqethje tej për tej perdes palcë
e fijet e flokut të më ngriten përpjetë
Heu kujt po i flas
jam Poezia një grua që tokës i dhashë jetë
Kupën e eleksirit asnjëherë e këmbeva
me tharmin e gjakut të prishur
gjymtyrët po më dhëmbin nga
dhuna e poetëve që shkruajnë në gjuhën asnjanëse
e kurrë folën me mua
më ulin dhe më varin ku të duan kujtojnë
anipse më thonë mbretëreshë e artit
Një notë proteste shpirtrore e kam
mos u tallni me mua
Jam e ndjeshme si krymbi i mëndafshit
flasë në të gjitha gjuhët e sojit tim
veç arrogancën dhe padijen
nuk m’i kapërdinë midja
Jam bijë e fisme e artit
në fronin e yllësisë e kam vendin
Folni rrjedhshëm me mua se nuk ju kuptoj
Një notë protestë më ndëgjoni
më lejoni të jem Vetëvetja
Më dhembë shpirti
nga pezmi po flas
me fantomën time dje
U shkunda nga dheu sërish
kaluar mbi vargjet e Azem Shkrelit erdha
pa ndrojtje në odat e mia
Lirikë u nominova para Mileniumit të Parë
jam rebeluar sonte sërish nga vrasësit bastard
të gjymtyrëve të mia
ju që kurrë më lexuat për poezi
mos u merrni kot me mua…!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com