Më e bukura e shpirtit – Musa Jupolli
Sugjeruar nga Xheva Salihaj
Musa Jupolli
. . . më e bukura e shpirtit
Nuk pata kohë të mirrem me lajme
As për Parlament nuk më doli sekondi
Ika maje maleve në takim me Hyjneshën
E zeshkme nga dilli i Bjeshkve në këtë ditë
Vera Ilire, që festën ta shijoj si di vet shpirti im
As presje, as pikë, dashurisë që pjek e djeg
Nuk fola as të vetmën fjalë, hyjni e pa parë
Me një varg që më lindi, i dhash lotin e mallit
Seq më shkoi kjo mëndje e marrë n’ liqenin e syrit
Mu në gjinjtë e saj me pushoi pikllimi !
Gjysma nën hijën e lisit, pjesa tjetër nën hijën time
Ajo vetëm sa drejtoi shikimin, nuk e di si më erdhi
Kur qielli foli si një shpojse mu në zemër
Aty e kuptova relativitetin e kësaj bote
Të lindmën e teorisë lidhur me dashurinë
Po besimi, nga na vjen kjo teori e (pa) kuptimtë,
Cila ishte ideja e diellit në mashkullore
Apo e hënës në femrore që netët të jenë bashkëdyzim,
Apo mos vallë jemi diç tjetër
Veq idesë sime tjetër nuk mund të ketë foli zemra ime
Folje e ngatrrimit që nuk më lë askun vend
Sa ta dua atë flokun e shpupuritur
Në butësinë e saj veq timës dorë e një fjalë guhe
Gjuhë më të bukur për lindje vargje dashurie nuk ka
Shpirti im i vuajtur
Jeta ime veq zeshkanës tjetër parajsë nuk ka
Po as gladiator’ nuk ka që mund të huj mes saj e meje
Veq timës dorë të butë dhe Diellit ke liqeni
Hënës në dritare me pamje në lulishtën ku lulet nuk këputën
Jeni të mëkatshëm nëse thoni TOKA nuk është Parajsë
Unë e dua këtë parajsë, me zeshkanën, me Diell e Hënë
Me lulet që nuk këputën !
14.03.2020, Bukuria e Veres Ilire