August 3, 2024

Gjethe vjeshte – Aferdita Satka

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Gjethe vjeshte

Gjethe pa fund, kanē mbushur rrugët ,
Lendina ,parqe e trotuare.
Fundin e vjeshtës ato thonë,
Ciklin e jetës e perfunduan,
E tani , kanë tjetër “mision”

E pērkryer dhe “nikoqire”
Eshte natyra,
Asgjë, në asgjē nuk kthen,
Gjithëçka,në diçka tjetër e transformon
E prapē, ajo të shërben.

Me jetët njerëzore këto gjethe shpesh me shembellejnë.
Ngjyrat e tyre moshë dhe shendet më tregojnë.

Ato të zbehtat , me moshën e tretë mē ngjajnë
E mē “të lodhurat”
Mjafton një puhizë e lehtë, Që”trupin ” e tyre të rrëzojnë.

Të tjerat dhe pse “të moshuara”
Akoma , s’e kanë humbur hijeshinë,
Në pemë endé qendrojnë,
Të bukura,të forta,me ngjyra,
A, thua, po jetojnē rininē.

Dhe me njerēzit, ndodh po kēshtú.
Vetë e zgjedh, si jetën e ndērton,
Ushqeje trupin e shpirtin
Me punë ,paqe e dashuri
Dhe jeta vertet, të gëzon.

26 Nentor, ’20
Afërdita.S.Satka

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com