Lamtumirë – Abdullah Prapashtica
LAMTUMIRË
(Poezi e shkruar në nëntorin e vitit 1981
– një interpretim i përpunuar)
Vonë u bë e zgjuar je akoma
Janar është e jo Nëntor
Çfarë mendon vallë sonte
Në këtë natë me dëborë
Iku dita erdhi nata
Hije e erret i ka ra Shqipërisë
Thika e brisku lidhur nyje
Është e tmerrshmja e dashurisë
Mbi pullaze fije fije
Bie dëbora dal nga dal
Athu nesër ku do të me zë nata
Athu dita ku do të më zbardh
Lamtumir në dritë të Hënës
Ah k´to rreze n´ty q´më ngjajnë
Lamtumir atdheu im
Lamtumir kurrë s´te kisha thanë
Lamtumir o lagje e imja
Ku kalova femërinë
Ju rrugica e rrugët e qytetit
Ku mësova burrërinë
Lamtumir për herë të dyte
Për herë të fundit qenka veshtirë
Pikoj loti i kujtimit
Ty Prishtinë natën e mirë!
Trupi niset shpirti ndalet
Te ti o dashuria ime e parë
Me ia kthye shpinen Atdheut
Çenka shumë kob i madhë!
Avdullah Abdullah Prapashtica