Lajmi i zi ne tetë Dhjetor! – Donika Gjura
Lajmi i zi ne tetë Dhjetor!
*
Lajmi i zi në tetë Dhjetor,
bash ne ditën e rinisë,
plumbat morën djalin e gjorë,
dhjetë metra larg shtëpisë..
Një ne kokë e një në brinjë
frymën shpejt se ç’e ka dhënë,
sapo shkoi lajmi në shpi,
ç’u tërbu e zeza nënë…
Djalë të ri vjeç njëzet e pesë
dorë e mallkuar e qëlloi,
i preu jetën mu në mes
buzqeshjen e ëmbël ja ndaloi..
Ahh, more Klodi si u bë nami,
si të mori ai plumb i zi ??…
varrose prindërit për së gjalli,
mu në prag të vitit të Ri..
Nuse donte e zeza nënë
me t’pa dhëndër e me t’martu,
po me ktë shtet e politikanë,
me bë dasëm nuk qe shkru..
Ditën e varrimit të Klodit,
retë e zeza qiellin mbuluan,
kurora lulesh mbi arkivolin,
me britma e gjëma në varr e çuan..
Zgjohuni të gjithë o shqiptarë;
Me këta s’bëhet prokopi,
do t’na i vrasin dhe femijet tanë
t’na mbuloje zia në cdo shpi..
I përjetshëm qoftë kujtimi yt i riu Klodian Rasha
Zoti i vraftë ata që marrin jetë! AMMIN😭😭😭
Donika Gjura! Autor!
Bulqize..Dt 10/12/2020!
