Ti, bukuri e vendit tim – Aferdita Satka
Ti, bukuri e vendit tim
Nje ditē e re dhe sot agoi,
Njē ditë dhjetori me plotê shkelqim,
Dielli, së larti “pershendet”
Uron një ditë veç me gëzim.
Dhe pse dhjetor, stine dimerore ,
Ku ftohte dhe borë, gjithkund është shtruar
K’të vend dhe Zoti e “hatërmban”
Me drite e diell hijshem ndriçuar.
Motet e egra, ja ka kursyer
Edhe te nxehtin, “me karar”
Mirenjohes, “Natyrês”, duhet t’i jemi,
Per gjithçka, që na ka falê.
Mos ta NEMIM këtë vend, që
aq i bukur êshtë krijuar
Me duar tona, po shkaterrojmë
Gjithë mrekullite,që na ka dhuruar.
Nuk mund të jemi kaq barbar
Duke dhunuar djegur prishur,
Nje dite dhe Zoti, mund t’egersohet e nuk e di, ku na ka për t’degdisur.
Aferdita.S.Satka
14 Dhjetor’20