August 7, 2024

Vendnlindja ime! – Mimoza Xhebexhiu

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

VËNDLINDJA IME!

Ësht një vend që m’lë pa mend,
ku cdo ditë më rrëfen,
nuk më lë që të harroj,
më bën cmos që ta kujtoj!

Kjo shpesh më ndodh mua,
për një vend që shum e dua,
ësht si çerdhe me plot kujtime,
ësht themeli i jetës sime!

Ësht vendi ku më hodhi zoti,
kështu ka ndodhur prej qëmoti,
aty u linda aty u rrita,
dhe pse në fund mu desh dhe ika!

Por kjo ikje s’ më ndaloi,
shpejt nga vij më kujtoi,
ësht fëmijëria dhe rinia,
shpesh i shoh në ëndrrat e mia!

Ish një lagje shum e qetë,
nuk kthehet më në këtë jetë,
kishte plot gjallëri,
në cdo rrugë e në çdo shtëpi!

Kish një fushë goxha të madhe,
rreth shtëpitë që hidhnin valle,
por aty diku në cep,
ish një pus që i jepte jetë!

Dhe vogëlushët rreth tij lodronin,
lojëra të shumta ata frekuentonin,
por këto lojëra aq të bukura ,
sot si gjejmë se janë të zhdukura!

Por cdo gjë kish lezet,
ishim të lumtur me të vërtetë,
por papritur u harrua,
i madh e i vogël u largua!

Por të shkosh aty tani,
aty ka vetëm vetmi,
i mungon alegria,
kan ngel vetëm pleqëria!

O njeri sa larg ke shkuar,
për vendlindjen a ke menduar?
Do vij dita s’do ketë njeri,
çdo të ndodhë me këto shtëpi?

Ajo çdo ditë po rënkon,
ku shpesh ty po të kërkon,
të paktën ruaje në kujtesë,
mos e lër fare të vdesë!

Autor:Mimoza Xhebexhiu!16/12/2020.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com