August 11, 2024

Mungon stoli… – Silvana Cekici Rodi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sa shumë vite kanë kaluar i shtrenjti im baba,
sytë e ballit s’ti kam parë, më zhuriti shpirtin
ky mall i paparë!!

Mungon stoli….

Në rrugicën e ngushtë pranë portës tonë
pa lëvizur rrinte gjithmonë një stol
Çdo mëngjes që në agim
pinte kafenë i shtrenjti babai im

Mirëmëngjes – xha Llazi
e përshëndesnin të gjithë
dhe ai me fjalët e ëmbla
gëzonte burrë , grua dhe fëmijë

Flokë thinjur burrë fisnik
zemër bardhe e shtatin lis
duart gjithë jetën mbi timon
ikte pa gdhirë dhe kthehej natën vonë

I shakasë dhe muhabetit
dera hapur ish përherë
fillonte kënga e dollia
dhe gëzimi mirrte dhenë

Me bastunin pas kurrizit
mirrte rrugën dalngadal
për të shkuar buzë gjolit
për atë vend kishte mall

Kur shkoja në vendlindje
më priste tek stoli jashtë
dhe thërriste që nga larg
erdhi vajza e babait

Mungon stoli mungon lisi
dhe rrugica bosh më ngjan
Isha e llastuara vajzë
Silvanka e babait

Shikoj fotografitë
mallin s’shuaj dot
në kujtime mbetesh
krenaria jonë.

17.12.2020
S.R

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com