Covid… – Aferdita Satka
Covid…
Na mungojnë puthjet, përqafimet,
Për ‘to ndjejmë mall dhe dëshirë,
Harruam festat, darkat, gëzimet,
Bisedat pa fund, rreth tavolinës
Me një gotë verë gjer në të gdhirë.
Por jetën dot nuk mund ta mposhti,
Mendja mizore, qe virusin krijoi,
Mallkimin e gjithē njerēzimit , AI, ka,
E nga kjo blasfemi, askush, që jetën e të tjerëve cenon,
Kurrë nuk mund të shpetojë.
Sërish pranvera do të vijē,
Do çelin lulet anembanē,
Do mbushen jetēn prapē me g’zim
E frymë do t’marim, si më parë.
Do qajmē për jetët, që na ikën,
Që mes nesh nuk do t’i gjejmē
Edhe pse larg ata kanē shkuar
Ne , si nē jetē ata i ndjejmē.
Mes lotësh e dhimbjesh
Prapë do t’qeshim
Fjalët e tyre duke kujtuar
Se jeta , vetë është e tillë
Me harresa dhe t’paharruar!
Ajo gjthmonē do t’triumfojē,
S’mund tē shfaroset
Aq lehte gjithe Bota
Sado te fortë t’jenë t’pangopurit,
Mbi dashurinē vēshtirė t’sundojnē.
Aferdita.S.Satka
22 Dhjetor ’20