Mos më quani më poet – Has Halilaj
MOS MË QUANI POET
Mos më quani më poet
Në doni t’më bëni nderë,
T’më lartësoni në jetë
T’më dhuroni shumë vlerë…
Emrin që dua unë
Flakron dritë yjet,
Dhe pëllumbat e dashurojnë
Kaltëron lart qiejt…
Lulëzon pranvera,
Pranveron vjeshtë e dimra,
Me diellin marshon,
Ku ka në botë robërira!
Ju,më thirrni UÇK!
Emrin qe ka LIRIA,
Një qind vite nën gur
At,e thirri Dardania…
Let më quaj terrorist
Serb-pushtuesi që debova,
Të gugasin si korbat
Dhe Dikat e Del Ponta!…
Emrin thirrmani UÇK,
Pushtusi si të doj,
Le t,më padis dhe në Hagë
Dhe Atje do e luftoj!
E do thyhen krrak hijet
Sa t’shikoj Haga diellin,
Në dritaren e lirisë,
Bota do e çeli syrin…
E gurin gjunjëzar
Hages do ja dhuroj,
Me shpinë,jo me kandar,
Dalngadat ta peshoj!…
Dalngadal ta peshojnë
Ata,me të tyren shpinë,
Dhe gjygjëtar e prokuror
Që Atje bejnë drejtësinë!!…
Ata,të frimojn nënë gur,
Jo 100 vite,po një orë,
Siper ujqërit ti kafshojn
Dhe dhampirët në aortë!
Jo 100 vite,po një orë,
Sy verbuar nën gur,
Gjaku lum derdhur
Shpirti ndezur nën lëkurë!
Të shijojnë kur Xhelati
Nënën i vret fëmijsë…
Si e kafshon gjarpëri
Buzën e dashurisë!…
Të shijojnë përdhunimin e grave
T’ju vrasin femijtë në oborr,
Shpirtat t’ju renkojn në ajre
Pa një emer,pa një vorr!
Jo një orë,po 100 vite,
Gjuha zemrën t’ju pulsoj,
Nën gur Shqip kenduar
Nën gur Shqip fluturoj!
E gurin pushtus gjunjëzar
Hages i kam dhuruar,
Me shpinë te saj,jo me kandar,
Dalngadal për ta peshuar!
Trupi im,cop cop prerë
Oqeani dollgë trazuar…
Dhe në Çamëri dhe Preshevë
UÇK thirrmëni mua!
Më thirrni UÇK
Mos më quani më poet,
Dhe dielli mbi BOTË
“Unë jam unë”do ju thotë!
As H.20.12.2020.