August 3, 2024

Gurbetqarët – Familjarët – Kimete Osmani Beqiri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Gurbetqarët – Familjarët

Edhe po t’mundohësh “Pafytyrësinë”
Me përkufizu
Është e pamundur
Çdo gjë me përfshi, diçka pa harru.

Situata e krijuar
Sidomos jo materialisht
Kush mendojnë se janë, për t’i fyer mërgimtarët – familjarët
Turpi nuk ka fund, sigurisht.

Nuk i mbajmë kot pranë vetës
Sidomos simbolet e dëshiruara
Rëndësinë që kanë në jetën tonë
Brez pas brezi, krenari të çmuara.

Kur pështyen lartë
Vërtetoje gjurmët vendin ku e kanë
Familjarët nuk bëhen të huaj
Vetëm pse fizikisht larg janë.

Termi “Gurbetqarë” apo ”Mërgimtarë”
Është e vërteta “Familjarë”
Në zemër qëndron përherë dëshira
Edhe kur nuk janë mundësitë, për të ardhë.

Nuk më habit dot mendimi, reagimi
Jo që nuk je i pari që fyen, që gabon
Në fakt ai – ajo që fyen
As vetën nuk e respekton.

Kur flisni për mërgimtarët – familjarët
Për qëllimet e tyre, vendlindjën kur e vizitojnë
Para se gjithash është dashuri
Jo t’gjithë e kuptojnë.

Pafytyrësia, paturpësia
Dashurinë, respektin nuk e njohin fare
Andaj egzistojnë personat e tillë
Që shprehën pa marre!

Edhe sikur të ishim
Vetëm vizitorë, realisht
Në vende të ndryshme të Botës, egzistojnë rregulla t’veçanta
Që i “huaji” të ndihët mrekullisht.
(IP)
Kimete Osmani Beqiri

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com