August 3, 2024

Për ju vargu sot – Asllan Miftari

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PËR JU VARGU SOT….

Sot ndryshe del vargu nga penë e ime
Varg penë – ngjyer në bojën e shpirtit tim
Varg urimi për ju miq të bekuar
Varg që shpreh për ju, mbarësi e gëzim !

Por për ju miq fisnikë
Sivjet ndryshe do të jetë mesazh – urimi
Nga misionarët e paqes
Mendova të nisë këtë varg – urimi !

Me ju dua ta nis udhëtimin
Me ju të paqes misionarë
Qoftë një udhëtim pa brenga
Një udhëtim i ndritshëm e i mbarë !

Këtë urim që buron nga shpirti im
Përcjelluani miqëve anë e mbanë
Qoftë dhe në skajin më të largët
Ku jetojnë e kanë vatanë !

Andaj ejani ju misionarë të paqes
E kam fjalën, për ju pëllumbëbardhë e skifterë
Ejani bashkohuni me varg – urimin tim
E shkoni tek miqtë e mi derë më derë !

Të shkoni derë më derë
E t’ ju thoni nga një vargshkronjës u vjen urimi
Dimri gjithmonë për ju u bëftë pranverë
Në vatrat tuaj triumfoftë hareja e gëzimi !

Në vatrat tuaj paçi gjithmonë lumturi
Shëndeti e mbarësia qoftë me ju përherë
Sa lumturi ndjen shpirti im
Kur përcjellni urimin tek miqtë e mi plot vlerë !

Ky vit që vjen u thoni ….
Të jetë ndryshe nga të tjerë
U shoftë nga Dheu kjo gjëmë vrastare
Kjo gjëmë e tipit përtej kolerë !

Sa lumturi ndjen shpirti im
Kur ju të kuvendoni me miqtë e mi
Mal më bëhet zemra
Ndjej të jem pranë jush, ndjej të jem aty !

Mal më bëhet zemra
Kur përcjellim dashuri e shpresë
Se pa shpresë e dashuri në shpirt
Jeta është si e pranverës vesë !

Sa lumturi ndjen shpirti im
Kur ju të ktheheni nga miqtë e mi
Sepse të rrallë janë në këtë botë
I bekoftë e madhja Perendi!

.
Ju përshëndes të nderuar miq !
Ju uroj përzemërsisht gëzuar festat e fundvitit !
Urime Krishtlindjet !
Urime Vitin e Ri 2021!
Paçi shëndet e mbarësi në familjet tuaja !
Urime !

Copyright@Asllan Miftari
Tirana – Albania🇦🇱
Dhjetor 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com