Fieri sot – Fatmir Gjata
Fieri sot
Më njihte gur i vendit tim, i shkela vetë me këmbë të mbarë
Më njihte pluhuri i verës kur kthehej baltë nëpër ugar
Më njihnin urat mbi Gjanicë se më kanë parë që njomëzak
Kodrat kur shihnin mbi qytet dhe zinin hënën pak nga pak
Më njihnin mirë dhe pijetoret ku shpesh u deha porsi djall
Dhe vajzat.. ah vajzat e mira, mbase për to nuk isha gjallë
A ndoshta shihnin duke ikur dhe thoshin;ky është bërë si hije
I duket vetja se çoç është se shkruan vjersha dashurie.
Më njihnin trenat kur ndalonin, nëpër stacione pa njeri
Gjyshet me njihnin dalë në prag, ohh bir na erdhe përsëri
Dhe arixhijte në breg të lumit, kur mblidhnin thupër për një shportë
Më njihte pellg i kallkanosur, thoshin se ngricë të bën të fortë
Më njihnin herë por tani mjaft, tani qytet s’është si më parë
O ndoshta unë u plaka shpejt me shpirt dërrmuar e të vrarë
Tani dhe urat janë plot dritë, e lidhin kishë edhe xhami
Por nuk e di pse shpesh mendoj se nuk kanë gjetur perëndi.
Fatmir R Gjata