Pak shpresë! – Moza Reçi Shehi
Pak shpresë!
Ende shpresë!?
Shpresa gjallë na mban,
Sa ëndrra brenda u dogjën,
Si kandili kur i soset vaj,
Fitili mundohet të mbijetoj,
Na vodhën ëndrat!
Futën dorën ndër vite,
Si në folenë e një zogu
Ndoshta padituri e kohës
Trishtimi dhe gurin në dysh e çau,,
Stinët mbeten dëshmitarë të kohës,
Venë e vijnë si dita e nata pa mbarim,
Nga syri i gurt, loti kërkon të dalë,
Si shiu që fillon kur mëngjesi vjen,
Shpresa zë vend në dritare të vjetra,
Nën rrezet e diellit që futet në plasa,
Hapet muri i vjetëruar
Aty rrjedhin gërma varfanjake,
Formohen fjalë pa kuptim,
Shkatërruar nga pesha e kohës,
Pak shpresë!
Vetëm pak kërkove në univers
Tani si margaritar fjala të rrjedhë,
Moza Reçi Shehi
Tiranë, 26/12/2020