August 6, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Lulëkuqe,
tani je e lirë,
mos ki frikë prej vrapit tim,
nuk gjarpëroj më përmes grurit…
Rri e qetë,
kadifezë e butë,
rri e qetë…
Eja, të përkundemi bashkë,
nën këngën e zogjve shtegtarë,
e me k të zemrën time të vrarë,
të të rrefej atë njëcikëz të fshehtë…
Sa herë të prekja, e ndjieja,
në grushtin tim kuqëlëzemrën tënde,
menjëherë bëhesha pishman,
dhe të shpërndaja nëpër parcela…
Më e zjarrta ime, lulëkuqe,
më e mira ime, lulëkuqe,
po unë… doja,rroba për dimër…
Të mblidhja,të nderja,të thaja,
e të shisja shtrenjtë,
më ke veshur lulekuqe…
Sa herë të ka dhembur për mua,
e sa herë jam rrahur për ty…
Po unë tani,
nuk do të mundoj më,
nuk do të shes më kurre,
do të të mbaj në kornizë,
të më kujtosh përditë ,
përditë, se nga vij…

Sofia Doko Arapaj
24.10.2016,Greqi

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com