August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ike dhe varun më le
shikimet,
kacavjerrun mbas
hijes tande mbeta,
tuj terhjek trupin,
si e mbytun.
E buzët zhuritun
pa puthjen tande…
ç’u plasariten,
u vyshken,
si lulja e thamun
prej vape.
Mall e dashni
ngarkuem valixhes
more.
Mbuluem n’lot
pragun e shpisë
kalove,
E dhimbshëm votrës
i fike oxhakun…
Oh, tuj t’u dridhun
duert
mbylle me dry
konakun!
E amanetin për
kullen krenare,
kujt ja le?!
Muret me qëndrue
n’kamë,
mos me ju shkrehë!…
Me dheun e tokës
shqiptare
baltose këpucët,
si me dashtë
me marr me veti,
grimca t’atdheut
prej mallit.
Se, n’njato dhena
t’hueja,
kan me t’amelzue
shpirtin,
me ta sjell
ma ngat shpinë,
kan me t’u dukë
bash si pika mjalte
n’vojshtinë!
Ani se kryembrapa
mbete tuj këqyrë
këto nahije ,
T’betohna n’këtë
dashni,
se hatri yt,
dyfish kam
me e dashtë
Nanën Shqypni,
E kam me t’nis mall
krahfluturash,
bashk me qerpikun
tem t’zi,
Me ba çerdhe
dashnie
mbi flokun e artë,
E me t’ndritue
n’shpirt,
me njikëtë
synin tem ulli,
Mos me lanë
dashninë zemrash
kurrë me u tretë;
Kurrë përjetë!

ASJA MULGECI

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com