August 5, 2024

Ti, i paftyrë – Asja Mulgeci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Miqt të dashur!
Nëse kini durimin të lexoni
jam e bindur se do thoni me vete,
po,…
Ka shumë njerëz të tillë sot!

Ti,i paftyrë,
që paftyrsinë
mundohesh
me zbukurue,
duke u lpi
n’pasqyrë,
tek lutesh
nën vetdijen
tande,
mos njajo copë
xhamit
ka me t’kthye
n’njeri
me t’ndryshue…
e njatëherë
ndoshta ke me dasht
vedin
me kqyrë
me andje,
e burrninë ndoshta
ke “me prek”pak
që kurrë s”e pate,
Ti, që gënjen,
e pa pikë turp
shtiresh si tjetër,
duke mshef vedin
me përfitue,
prej njerzve t’ndershēm.
tuj mos ken kurrë
I vertetë…
Merr “rolin” e Zotit,
e rrenê
diten për diell,
hiqesh si i smurë,
tuj mshefun
shejtanin
nën lekurë,
Përdorë shpirtmirsinê
e fëmnes
me dreqni…
t’dreqit mallkue
e mashtron,
i ngjitesh ngat zemres,
E njajo “fatzezë”
që fati
e ndeshi me ty,
t’shef me dhimbshuni
o ftyrzi,
që shpik lloj-lloj
t’paqenash,
me mbush portofolin
E don me shfry
epshet tua
t’flliqta
hiç pa mendue…
Harron, se mundet
me njato lek
arkivolin tand
kie me pague!
Oh, të lutem
m’thuej!….
Si mundesh
me i dal vedit përballë
e mos me i fut
plumbin n’ballë?!
A tutesh
se qiejt nji ditë,
mbi krye
kanë me t’u zhgalit?!…
e njato shumë zemra
që ke lëndue
tue mashtrue ,
kanë me ti ngulê
thonjt
dej n’asht,
se njashtu tuj u jargavit
si shtinjak
i bane me u dashunue…
Oh, tmerr! …
Ty…
Ty ,me t’dasht?!
Ani edhe pse Ti
dashninë e tyne
nuk e ndyn dot,
ani, ndasht!
A nuk ke frikë
se as vorri
ska me t’lan
mrena,
druej dheu ka me vlue
e me t’nxjerr jasht! …..
Oh, mos t’ju duket
kjo naj cudi,
apo thjesht art
as gja e rrallê….
se, n”mesin tonë
e gjitha kjo po ndodh,
Tue nejt indiferent
po ushqejmë
shushunjat
me duert tona,
duke ba nji sy qorr
e veshurdhët
tutsh…
mos me kta djaj
padasht kryqzojmë
rrugët!
E di?!…
Nji ditë
në mos ka ndodhë,
Me vedin
ke me u lodhë,
me u merzit
tuj shtri shpirtin
zi-blozë,
vetja ka me t’u
fshtiros,
E Zotit që rolin
i “pate vjedhë”
si i marrë…
ke me iu lut
mos me t’hanger
t’gjallë,vetmia
e prej andrrash
me t’largue
fantazmat e t’dadhtunes
që n’shpirt
iu fik dashnia,
Dije…
hakun
që nuk more
nga njerzit,
do e kesh
nga perendia,
shërimin mendsh
kërkoje
n’përtejmen botë,
ti që njeri
s’u bane kurrë
dhe aq ma pak
burrë,
mbi tokë
je thjesht nji fatkeq
randes e kotë!

ASJA MULGECI

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com