August 4, 2024

Hija qe vret endrrat! – Tomor Buzi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

HIJA QË VRET ËNDRRAT !

Kush jeni ju, qè shkoni ngèrdheshur si hija e djallit !
Ju qè vrisni èndrrat, me fytyrèn e njè demoni tè zymté,
Ju, qè shpirtin keni ngjyer nè blozèn e mèkatarit..
Ju qè shkoni si sheik, mbi mjerimin, e fukarait !

Ju qè keni lindur pèr babèzi, ngazèllyer me trishtimin..
Ju qè shkaktoni lot në syt e njerèzve, mbysni gèzimin !
Ju qè lodroni nè llumin e kopukève, tè endur gjithandej..!
Qè nè vènd tè bukès, shqyeni viktimat nè sofra, si çakej !

Mallkuar soji juaj, soj pèrbindèshash, vampirèsh..!
Qè fundoseni ne kulltuqet e rènda,pèrlyer me gjak fèmijèsh..!
Lyer e pèrlyer me pushtet, para llumi e mèkati pa fund…,
Harlisur si dhelpra, qè nga kènaqèsia, bishtin pèrkund !

Ju! O zuzar tè zyrave ‘perandorake’,me grada hirarkie orgjish…
Nèpèr sallone ndèrroni damat,si né ballot
e ‘Elizesè’nè Paris !
Mbrapa,zvarr ju vjen mjerimi, nepèr taka kèpucès gjakatarèsh..
Deri nè vila luksoze ku shkëlqimi,tè mbyt
me hije vrastarèsh !

Të zhytur në llumin e injorancës, deri në delirë ,
Kapërdisur si sheikë, në poltrone me këmbët përpjetë
Në prehërin e kurtizaneve, që alivanosen me dëshirë…
Duke u xhveshur lakuriq, për të kërcyer mbi kuletë !

E vratë shpirtin e vegjëlisë, deri në lotë nënash
E përlyet me marrëzitë e reja, të sojit të vjetër ,
Ju, dhe të tjerë të që kompozoni ‘muzikë’ gjëmash..
Duke lundruar mbi pasthirrma therëse të në bote tjetër !

Me shpirtin pushtuar nga djalli, luani me varfërinë
Si në kohë legjendash, kur bota rokullisej mbi gurë,
Në mëndjet e sëmura, shterpë, projektoni
holograginë,
Duke endur perversitetin e lakmisë, deri në flamur !

Mbrapa ju vjenë historia, me lakminë tuaj
përqafuar,
Ajo që shkruani çdo ditë, me injorancën e ‘don kishotit’,
Mbi varfërinë do ngelet si pull e zezë, shpirti juaj,
Duke larë mëkatet, regjur me pikën e lotit !

Tomi Buzi.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com