Ndoshta… – Landa Molishti
NDOSHTA…
Nuk desha të ikje, as që të rrije.
Me sy të ndoqa, zemra prush më digjej,
Gjer ike larg, tutje në ato kthesa,
Si ktheve sytë pas, asnjëherë.
Në ato çaste, flakë ferri brënda meje,
Çdo qelizë imja të kërkonte,
As vetë se dija, duhet të ikje,
O duhet të rrije, pasiguria më pushtoi
në vetëvete.
Loti i fundit, si pikë shiu, në qerpikët e mi u ngatërrua.
Humba në ato çaste botën time,
Shpirt djegur, e përvëluar…
E drithëruar, dorën grusht shtrëngova, e palëkundur qëndrova.
Pyetja vetëtimë më vringëllonte,
Si tehshpate; vallë, ç’ po ndodh kështu me mua?!
Çudi trishtuese, vërtet ende se di,
A duhej që të ikje, a duhej të rrije?!!!
Ndoshta një ditë, do më kërkosh.
Do rendësh në ato kthesa kujtimesh,
Të gjesh gjurmët e mia; gas e lot…
Të mbasura me mrekulli dhe fatkeqësi…
Ndoshta, do më gjesh të plakur….
Ndoshta, do të thonë ka vdekur….
Era e maleve të Dajtit, do të freskojë,
O peshë e tyre, sërish do të pushtojë.
8/2/2021