Rituali i jetës – Nezi Plaku-Velaj
Rituali i jetës
Ka momente kur ndihesh nga njerëz braktisur,
Ka momente që jeta plot gjëra të dhuron,
Shpirti është plot por përse bosh ndihesh,
Aromë avujsh të nxehtë dhe psherëtima përjeton.
E ftohtë, akullnajë të duket çdo gjë rreth vetes,
Edhe pse dielli si zjarr përjashta përvëlon,
Jeton çdo mement sikur në humner je gremisur,
Mureve të pa gojë, vetmisë, ndihmë i kërkon.
Fshehur brënda vetes në kujtesën e harresës,
Vrimë bën mbi gur, një pikë lot kur pikon
Ky eshte rituali i jetes, duam ne dhe s’duam,
Të mbushësh shpirtin me gjëra bosh nuk mjafton.
Zogjtë shtegtojnë vjeshtës për në vënde të nxehta,
Kolona zanore e cicërimave, shpirtrat i ngacmojnë,
Kur kthehen përsëri, kërkojnë në çdo trung peme,
Në folenë e vjetër, kërkojnë prehjen të gjejnë.
Ka momente që ndihesh bosh, në shpirt i brektisur,
Dhe kjo ndodh çuditshëm jo vetem me një person,
Edhe pse shpirti është plot, s’mungon buzëqeshja,
Të duket se dicka brënda vetes, nuk shkon.
Njeriu është i vështirë, nuk gjen kollaj prehje,
Si gjethet që bien në vjeshtë, e çelin në pranverë,
Ky është rituali i jetës, të vjetrën e zëvëndeson e reja,
Gjethet bien, pastaj kalben, të tjera lule pemën e lulëzojnë
Nezi Plaku Velaj
Tiranë 29. 06. 2020