Thyen heshtjen me nge – Maria Kuci (Dudi Hizmo)
Thyen heshtjen me nge
Teksa po bertet një gjuhë që se di as vetë
Aty në minare..
Zëri i ngritur po çan qiellin
Sikur do të preki dhe diellin….
Pa u ulur në tokë
Pa parë rreth tij dhimbjen që mban kjo botë
Një vogëlush që dorën e shtrin
Të lutem më fal diçka zoti im…
Kalojmë para tij…
Kush ndalon??
Një monedhë në dorë kush ja lëshon??
Një dorë të futet në xhep për të nxjerrë ndonjë qindarkë Ndoshta një copë buke për darkë??
Të gjithë nxitojnë..
Për ku??
Zotin aty Brenda të takojnë…
Oh jo
Zoti nuk është aty
Oh vogëlush….
Zoti është më të tutë sy
E dora jote ngel e shtrirë
Sikurse zemra e botës …e ngrirë
Më tej këmbanët e meshës zgjojnë…
Krishtin në kryq
Për ty
Për mua???
Për një botë mëkate mbuluar
E ti vogëlush
Mëkat nuk bëre….i dënuar të vuash
Vrapojmë …..zgjasim hapin
sikur zotin duan të kapim
Pa ditur se e gjejmë në doçkën e zgjatur…
Në një shpinë të mpakur….
Në një krevat spitali…..
Ku lutja dalë nga shpirti krishtin duhet ta ngjalli
Por edhe ai hesht
Hesht para varfërisë ,sëmundjes,…
Lexon në heshtje lutjet e zemrës
Shkruar mbi murin e qiellit
Eklips i ngjan kjo tokë….si të premten kur ndërroi botë
Kurora me gjëmba lulëzon përsëri
Terrin e varfërisë në shpirtin
Njeri!