Në Çamërinë time – Nezi Plaku-Velaj
Në Çamërinë time
E dua Çamërinë time me bukuritë e saj të rralla,
I dua fushat e gjëra të blerta, dhe malet e larta,
Aty ku fluturojnë zogjtë mbi re, me krahë të bardha,
Në lulet plot erë, mbledh nektarin bleta,atyre pllajave,
Dua të zgjohem aty agimeve, të ndjej rrahje zemre,
Të ndjej cicërima zogjsh, lart nepër degë, e nëpër tela,
Të çmallem t`ju dëgjoj bililave të ëmbelat zëra,
Kjo është Çamëria ime, ku bukurive ju këndohet kënga.
Të më lagin agimet në bahçe me vesën si ari,
Të ndriçojnë ylberet mëngjeset, si margaritari,
Të mbushen mushkëritë me aromë, lule manxurani,
Të dehesh me yjet në qiell, që feksin faqet e malit.
Atje dua të pushoj pak, të më ngopet me dritë syri,
Ku shtypet me kembë në luturvi vaji i ullirit,
Të përshëndes zogjtë çdo mëngjes, t’ju them tungatjeta!
Këtu është e shternjtë dhe e shenjtë, fjala, nderi dhe besa.
Të mbështem tek pragu, të pres të më vijë vëllazëria,
Të shikojmë si lulezon bajamja, si nxjerr gonxhen qershia,
Të shikojmë përtej ato pllaja, bagëtinë në brinja e gërxhe,
Të dëgjoj gushkuqin, dallandyshen të dëgjoj dhe thëllënxën.
Oh, të hedh shikimin më të poshtë në fushat e blerta,
Të shikoj si lulëzon portokallja, limoni e shega,
Ku zogjtë ndërtojnë foletë degëve nëpër pemëra,
Ku Joni flladis me stërkala, lulet e vesuara nga vesa.
Këtu më ka lindur babai, më ka lindur dhe nana,
Nga këtu rrjedh në damarë, gjaku fisnik i të parëve,
Stërgjyshrit në këtë tokë, shumë amanete kanë lënë,
Këtu prehen eshtrat e tyre, shumë fjalë janë pa u thënë
Të rrish pak në atë vënd të shijosh të gjitha bukuritë
Si kundërmon aromë manxuran, vasilikua e trëndelinë
Nënat me furkat e drunjta tjerrin leshin, e bënjë fillë
Bëjnë pajat e vajzave të bukura çame, për nusërinë
Në sufratë hollohen petët e holla për bakllavetë
Ëmbëlsira “ Mretëreshë “ e gjithë krahinës së Çamërisë,
Kur vihen në garë vajzat, nuset e gratë,
Nanat urojnë çiftin, për një jetë sa më të gjatë
Duhet të shkosh në krahinën e Çamërisë,
Të shikosh kur kthehet bagetia me këmborë e zile,
Të pish dhallë, të hash kos delje, dhe djath të dhirtë,
Të shikosh si mbahet armeja, në kacupat prej lëkure.
Të ulesh të shijosh gjithë bukuritë e krahinës së Çamërisë,
Ku në male lartohen pemët, takohen me retë e yjet,
Të pishë vetëm nje pike uje ne ato kroje e burime
Kjo është më e mira e të mirave shije, e çamërisë time.
Nezi Plaku Velaj
Tiranë 26. 02. 2021