August 5, 2024

Fallxhorja – Silva Alisa Xhemo

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Fallxhorja

Një fallxhore kishte lagjja
Shtinte fall shikon filxhan
Shkonin shpesh gra e vajza
Fatin aty për të parë

Ishte si e punësuar
Pa derdhur djersë aspak
Lek e €uro mbushte duart
Pa i ardhur keq ndopak

Nuk më shkon djali me nusen
Kushedi se ci kanë bërë?
Zihen grinden kot së koti
.Mori vesh mëhalla e tërë

Vajzës nuk mi ka dal fati
Nuk e di kush më ka inat
Se s’ pranoi djalin e filanit
I është mbyllur i shkreti fat

Djali më mbaroi shkollën
Punë akoma s’ ka filluar
Do shikoj të shoh filxhan
Me emër kush ma ka penguar

Për Amerikë nuk po del lloto
Kanë 3 vjet që e hedhin radhë
Do vete e do shikoj
Mos më del në filxhan

C’ janë këto besytnira?
Edhe Zoti si pranon
Këto veprime fjala e shënjtë
Asnjëherë si lejon

Cdo gjë ka kohën e vet
Cdo gjë në vënd do shkojë
Lerini fëmijtë të qetë
Pse filxhani do i martojë?

Edhe puna ka radhën e saj
Nuk vjen me një klikim
Se mos vajte te fallxhorja
Edhe do gjesh shpëtim

Xhepat i mbush plot me lekë
Dhe pa bërë asnjë punë
Kur gjen njërëz që mashtron
Për djathë e hanë sapun

Nuk të sjellë punë filxhani
Harmoninë s’ ta rregullon
Se kuptoni ju o njërëz
Se fallxhorja ju mashtron

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com