August 10, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Njerzit e mi

Unë jam i vorfun s’kam asgja në jetë
Dhurata ma e çmuar për ju asht kjo poezi
Këto shkronja që dalin nga fundi zemrës ime të shkretë
E nji nga nji në vargje fillojnë me hy.

Këto janë për mua, djepi lindjes dhe i vdekjes
Në to zemra ime gjen prehje dhe gëzim
Janë pasqyra reale e jetës
Mbi t’cilat poeti kjanë me mallëngjim.

Jam nji grusht dhe, krijesë e vogël e natyrës
Të cilën era e bartë nëpër vite
Poezia si ugiç më mbështillet rreth zemrës
Me mbrojtë nga acari që tokën e ngrinë.

Kështu, bashkë me beharin dal në pranverë
N’pranverën e jetës ime plot lule
Për t’jetue me njerzit e mij për herë
Në prehje në gëzime dhe në vuajtje.

I njoh mirë njerzit e mij. Sa herë m’kanë ftue n’zemër,
Unë kam ndi gëzim
Edhe unë këta njerzë dua t’i ftoj në poezi
Për me lanë gjurmë nëpër vargun tim.

Me ta do eci rrugëve të jetës
Nëpër stinet me lule dhe stinët me borë
Nëpër shi e diell dhe pafundësinë e mjegullës
Derisa t’më pushojnë eshnatë në trollin arbnorë

Pjetër Domgjoni
Prizren, 6. 3. 1983.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com