Spijunët – Muça Vladimir
Spijunët
Gjalluar mund ti ndeshim çdo çast
Nga dosjet e vërdheme mbetur;
Por mund ti kemi dhe mes nesh
Me sytë verbues e zemër të mekur.
Mes nesh vinë si polumbarë
Ledhatarë,ngrefosur në pafundësi,
Dhe kur janë imunë parlamentarë
Thellë, thellë në shpirt janë ditëzinj.
Nuk vinë me Kuaj Troje në qytet
Por me X5 sa, BMV të zinj,
Apokalipset u zjarrmojn nga sytë
Me Ciberian, si demonë të rinj.
Ata i kemi në mesin tonë,
Vegjetarë,amebë që në lashtësi,
Dhe aherë kur i dimë të vdekur
Spijunët ringjallen,mes nesh përsëri.
SAPO BIE NATA
Sapo bie nata
Rosat e egra
Lenë dallgët kreshtashkumbë.
Në grupe ulen lagunës,
Një ulje i coptuar meteor
Ngs lodhja e gjatë e udhës.
Mbi dallgë të shtrirë lan gjelbërimin,
Mbi pendët perendimi rrezatohej;
U ngritën si fjalët e një miti
Kur muzgu grinatë po shtohej.
Çukisin tani buzë lagunës
Në prarimin e kallamishtëve ngjyrë allë,
Ç’më ngjajnë këto rosa
Si vegime legjendash,
Shtruar në vaktin
E një sofre të madhe.
Rezervati Rrushkullit 1975
KUJTESA QAN
Pas pesedhjetë vitesh,
Prap kur u ndamë,
Gjethet e Plepit të Egër
Akoma po qajnë.
Sytë e mijë dënesin
Mbi kujtesën në ofshamë.
Plagët u ndezën mbi arkëmortin
E dashurisë së parë.
Dashuria qante mbi ankthet tona,
Ankthet vlojnë,
Nën pika loti
Si bukëvalë.
SHTËPIA E BRAKTISUR
Në shtëpinë e rrënuar
Një kumuri me zogjt e sajë
Gugufton pa pra,
Shtëpia duket si e gjallë
Blloku gjimnazistit 1965