Vargu im… – Lumturije Sulejman Drenica
Vargu im..
Vargu im kur mos u ndaj,
Qaj stuhi e shtrëngat.
Fluturo ndër fusha e male,
E në çdo zemër lulëzo.
Vargu im porsi ujvarrë,
Këndoj atdheut tim pa ndal,
Nënës ,Babës dhe vilajetit,
Këndoj mjerimit të pa ngopur.
Këndoj trimit shqipes kombit,
Që fali jetën për lirinë ,
Mos haro dhe plagën e Nënës,
Atij mërgimi të pa mbarim.
Këndoj arave edhe lugjeve
Bujkut, puntorit të palodhur,
Mos haro bariun në bjeshkë,
Që çdo verë atje veron.
Ti vargu im mos u ndalo,
Këndoi jetimit që vajton,
Fukaras që shuhet ngadal,
Ah varg i dashur kur mos u ndal.
Këndo varg me vaj e gëzim,
Nëpër qiellin plotë kaltërsi,
Këndoj dhe botës të delendisur,
Që në gojë të ulkonjave ka katandisur.
Ti varg kur mos pushofsh,
Të marish frymë e të jetosh,
Mes njërzisë thellë lulëzofsh,
E bashëudhëtar ju qofsh gjithmonë!
[ Lumturije S Drenica]