August 4, 2024

Shkopi i bardhë – Valbona R. Hadri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Shkopi i bardhë

Në një ndërtesë të bukur
mbushur dashuri
Pa zë shfletoheshin shumë histori.

Nga pamjet që nuk shihnin dritë
Rrëqethjet më përshkuan trupin
Nga kjo vatèr diturie që ecën pa sy
Pamjet engjëllore më godisnin këndshëm.

Që në hyrje në tempullin e dijës
Më mori nostalgjia, zëri i fëmijëve
Fjalët e tyre ngrohtësisht më përqafonin.

Engjëlli ecën në vijèzim drite të fikur
Me shkopin e bardhë prekte muret e jetës
Merrte rrugëtimin në kahen e një drite.

Nuk e shihte botën siç e sheh syri
Por lumturia banonte në shpitin e tij
Në brendinë e tij erëmonin lulet e syrit.

Me sytè e mi përcolla vijat e ecjes
Hapat e tij të ngadaltè i numërova
Herë herë buzëqeshjen ia vodha
Duke ia pèrkèdhelur flokun e rritës.

Keta shpirtbardhè duhet t’i kuptojmè
Duke falenderuar durimin e tyre
Urojmë të kenë Uratën e Zotit dhe të njeriut human.

Valbona R.Hadri
20.03.2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com