Ikjet. e. tua… – Laureta Poga
Ikjet. e. tua…
Ikjet e tua nuk i kujtoj me , se ishin shume..
Mbaj …ardhjet te mbyllura ne nje senduk miniature..
Kur te vish perseri…me lajmero !
Pse, ndoshta edhe une do te jem e larguar pergjithmone…
Me cove ne buze te detit , si dikur..
E piva dallgen e etur , me epsh shume..
Me ty lundrova ne skaje pafund..
Por, fati na largoi heret …ne muzg !
Me ka marre malli per ty., per buzeqeshjen tende..
Me perkedhelje dhe une kendoja embel ate mbremje..
Lamtumiren nuk e kuptova, nuk desha..
Qendrova me ty dhe vetem… buzeqeshja !
E more buzeqeshjen time , aty larg..
Te te mbaje te ngrohte neper vegime..
Une e di ,qe per mua do te ndjesh mall.
E ndiej, ndaj fluturimin drejt teje po marr !
Me prit …po vij, mos ik…
Detet , oqeanet , rruzullin do ta pershkoj..
Mos u largo ! Mos me harro !
Shiko , u bera zog…po fluturoj !