Me sytë e mi pashë – Valbona R. Hadri
Me sytë e mi pashë
Tek sheshi ku parakalojnë të ngopurit
Mbi pllaka betoni të ngrirë
Një i ri shtrirè trupin në të ftohtë
Ishte pasqyrë e mjerimit sot.
Me një mbyllje syri të vajshëm
Matanë trotuarit pashë edhe një
Edhe njè dhimbje tjeter simotër
Lotët s’mund t’i mbante në grusht.
Nga të ftohtit dridhej i tëri
Trupi tij si purtekë mbi ujë
Nga vrimat e leckave të shumta
Hynte frikë e tmerr i acartë.
I shtrirë i ramë pertokë
Ulërinte një shpirt frymësosur
Me buzë tè thara nga uria
Bèlbëzonte ca fjalë të paartikuluara.
Ku është drejtësia o nënë e mjerë
A po kot kërkoj një kafshore bukë
Ku është humanizmi në sy njeriu
Apo kot èndrroj sofrën e mbushur.
I tërë ai shi që pluskonte atë ditë
mbi trupin e tij binte pa e prerë pikën
Lutjet që i thoshte mëvete djaloshi
Nè shpirt e vranin çdo kalimtarë.
Ku je jeni ju matuf të mjerë?
Qè keni harruar Zot, komb e nderè
Si nuk lëvizni dot nga ajo karrigè
Tè shihni edhe këtë pjesë të mjerë .
Mbushur një pellg lotësh nga ju.
Apo mëtoni fare tè mos mendoni
Ama një gjë kurrè mos e harroni
Derisa të ketë pamje që therrin në sy
Hallkat e Karmës do t’ju bien në qafë.
Valbona R.Hadri