E njoha nurin e tij – Valbona R. Hadri
E njoha nurin e tij
E pashë tek ura e gurit
Me ecjen e një burri fisnik
Fytyrndritur e shtathedhur
Me mendjen shkepur gjetktè.
Unë vazhdoj rrugëtimin tim
Me ëndrrën e dashurisë sê përjetshme
Më tha ai dhe mori hijen me veti.
Hëmmm….
E ndien që e ke pranë ?!.
Po, e ndiej çdo frymëmarrje tè saj
Mbytem në freskinë e aromës së flokut të artë
Po dhembjen e saj ku e fshehe?
E mora me vete të ta ndiej dhe unë
Nè thellèsinè e shpirtit e strehova
Më tha zëri i shtjerur nga dashuria
Dhe vazhdoi me kokën e lënë pas.
Sytê e vashès përcollen largimin e tij
Deri në zbehjen e imazhit të ikur
Më pas zuri librin t’i shfletoj fjalët
Të gjitha poezi kushtuar vashës.
Ajo zuri librin dhe shfletonte fjalët
Tinguj poezish ëmblake të kushtuara
Që aq bukur i kēndonin vashës së dashur.
Valbona R.Hadri