Krisma e lirisë – Ali Halim Tahiri
Krisma e lirisë
Dole si vetëtima në mal.
Për një ideal t’lirisë së bardhë.
I bukuri sypatremburi Kemajl.
Para muzgut mëngjesor ende pa u zbardhë.
N’trekëndëshin Lubishtë,Dërnaglavë e Vërban.
Eh mik të mirë të kisha dhe prap të kam.
Ti kah herë e urrrje at tiran.
Shumë hër këtë mendim sbashku e ndam.
Dhe për ate të erdha i parë n’Vërban.
Që ta shof at gjak të njomë.
Gjoksin vullkan e shpirt vigan.
Lakmi të kam,hajde jetët ti ndrrojmë.
Malet ku krise pushkën,ta dhanë dollinë.
O Krushk dasmor i lirisë n’kalendar.
N’Vërban fitove graden dëshmorë me lavdinë.
Në motin e nëntë dhjetë e nëntës n’Qershorin me behar.
Idealin e përfundove n’krenari.
Arditit birit tuaj i dhurove mbi një milion dashuri.
Ballë hapur,në at të bukuren ushtri.
Atdheut t’shenjtën liri,me të ëmblen pasuri.
Kështu pëfundove mik Kemajl Azizi.
Me at lumturi nënë Sala të rriti.
N’histori i lartësuar me at shtat si lisi.
Me bekime e n’trimëri babë Hamdiu t’kaliti.
Tani e jona jetë është më ndryshe.
Me kalvarin e shokëve tuaj n’altar.
Ti kështu jetën e deshe.
I madhi Kemajl miku im Shqiptarë.
(Kushtuar dëshmorit të kombit Kemajl Hamdi Azizi,lindur
25.04.1970 Lubishtë.
05.06.1999 Vëban. #UÇĶ
#ZOK,brigada 173″Gursel e Bajram Sylejmani” Viti)
Ali Halim Tahiri
Skifteraj.Viti
17.04.2021