Poezi, tinzare! – Moza Reçi Shehi
Poezi, tinzare!
Ti erdhe pranë meje pa kuptuar,
Si fllad pranvere, shpirtin m’ke freskuar,
Unë s’të pashë, as s’të dëgjova,
Mike imagjinare, vendosa të pranova,
Fortë u kape, zemrën ma rrëmbeve!
Tani më shpie në shtatë katë qiej
Më mbyt në dete, ëndra pa kthim
Ti zure vend, brenda shpirtit tim!
Ata që na njohin, për ne të gjithë e dijnë,
Nga njëherë na shajnë, me fjalë na përpijnë
Ne vetëm shkruajmë, nuk dimë të ndalojmë
Të gjithë galaktikën, në ëndra e zgjojmë
Me poezit tona, njerëzia argëtohen
Zemra plagosur, me muzën pajtohen
I takojmë me të vdekur e me të gjallë
Me rrjeshta fjalësh ua sjellim si n’përallë
Ti muza ime, brenda meje je rritur
Vjen me rrëmbim, hynë pa trokitur
Në çdo kohë portën do ta le hapë
Më sjell muzën, ledhato shpirtin dhe ik prap.
Moza Reçi Shehi.
Datë 19/04/2021