Rrugetim… – Nexhi A Tahiri
Rrugetim…
Une kam vendin tim buze kesaj rruge miku im,
Ne buze te kesaj rruge, nisa te gjatin rrugetim,
Ka filluar shume vite me pare.
Sot e shikoj si nje rruge te veshtire,pambarim.
Qendroj e heshtur ,e menduar,ndjehem e vetmuar,
Eci buzedetit tim e hidheruar, pashprese ,
Lot me shkasin ,lot qe dalin nga nje shpirt i drobitur,,
Nje shpirt i lodhur ,kerkon nje dore te shtrengoje ne zemer,
Te kerkoje te gjeje pak qetesi e diell,
Diell te ndriçoje gjithesine ,kur shndrti lart ne qiell.
Ne jeten time,ne vitet e mija,te mira ,te qeta ,
Kam ecur, kam
lexuar e shkruar te verteta,
Here , here edhe kur shihja erresire pambarim,
Kur gjera nuk kuptoja hapja libra te bekuar
Nga ata libra boten kam kuptuar.
Por dikush nje dite te bukur plot drite,
Nje lutje me mesoi ne nje gjuhe te vjeter plot kuptim,
Por jo,kishte nje kuptim te paharruar,
Ishte nje lutje qe ndryshoi shpirtin tim.
Me hapi nje bote te re,nje bote qe me merr perdore,
Me çon ne nje bote te vertete,
Ne nje bote,qe njeh nje agim te bukur,plot shpresë,
Agimin e shpirtit te paster,te shpirtit plot besë…