August 7, 2024

E takova në ëndërr – Muça Vladimir

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

E takova në ëndërr

Sot me pesë Majë
Babanë e takova në ëndërr,
Pranë një lapidari të gjymtuar;
Një vdekje të dytë po vajtonte,
Me pagure partizani
Shpirtin e rivrarë
Ujonte me duar.
Me brengë në shpirt
Më vështroi vëngër.
Me heroin ish lidhur besë-çelik,
Braktisur shpirti në trupin e vjetër,
Ujonte mbi shokun si shi kozmik.
I mekur në gjuhë shpirti
Vëngër më tha:
Rri pranë meje,mos ik!….mos ik!…
Babanë e takova mbrëmë në ëndërr
Pranë një lapidari,
Me shpirt e zëthirra, në ngushëllim,
Nga ai ankth më shum vuaj,
Nga ankthi derdhur
Si shi kozmik.

ZGJIMI I DËSHMORËVE
Si një dritëhije,
Çdo natë nga varret e dëshmorëve,
Si një ushtri,
Turfullojnë në Tiranë
Dëshmorët e kodrës”Nënë Shqipëri”
Rrugëve,në luftë me vandalët
Kërkojnë sheshëve, rrugicave, sokakëve,
Mos janë fshirë nga dhunë e kohës
Të shtrenjtat,idealet.
Nga libri “Zërat e shpirtit”

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com