August 5, 2024

Si lot i mpiksun n’sy! – Asja Mulgeci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Si lot i mpiksun n’sy!

Kur ftyra m”u përflak
muzgut t’ksaj mbramje
sfondit t’purpurtë,
ç’u ngazëlleva n’vedi
sdi pse po m’dridheshin durt,
N’bebza t’syve, rrezore dielli
sikur mbylleshin
qerpikëve me ngutë…
Shtrati t’tij t’kristaltë,
deti lekudte lehtë
veladonin e njelmtë,
shikimet më mbeten
mbërthyem diku larg tretë…
U kërkova valëve diçka
me bisedue,
Me i pytë mos zhurms t’tyne,
strukun diku njaty,
m’kan rujt do fjalë zemre…
Tinëz mi vargnoje
tek rendje mbrapa meje,
tue këndue me nota zemre!
Nuk di pse dallgët heshtnin…
heshtjes t’tyne ,shtriva shpirtin
si fêmi,
se i till bahesh,kur bie n’dashni,
M’dukej sikur ta ndjeja aromen,
n’çdo puhizë e tallazitje deti
edhe kur sqepat çukitni
pulbardhat ndër-veti…
Gjurmêve tua ecja pa ndalë,
si e kalamenun,
bukuroja n’pasqyrim ujnash
si sirenat ndër valë ..
oh,c’mjegullnaj ndjenjash
m’ngatrrohen mendjes
si veri,
Ftyrës teme ylberoja boten
me temen dashni,
Ç’dalldi,shpirtit m’dalldis,
pa kontroll trupin si e dehun
lëvizë,
duert ngatrroj flokëve,
shikimet përhumbun tej
në horizont
molit te gurët e zi…
Oh, bashk me diellin, paprit
mê fshihet imazhi yt
fund-rrugës,
shikimet varun n’arrati
lot i mpiksun në sy
kjo mbramje…
kështu ndjehem, pa Ty!

ASJA MULGECI
MAJ 2021
QERRET-KAVAJÊ

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com