Dy botët – Landri Xhemalaj
Dy botët
Sa mall dhe brengë mban shpirti, burgosur
A thua vallë një ditë do treten??
Thellë,shumë thellë,zemrës varrosur
Fshehur, labirinthesh, mbetur
E ti flet me zërin e unit
Atë zë që veç ti e dëgjon
Ëndërrat që ja fsheh dhe vetë gjumit
Dhe zgjuar kur je,prapë si beson
Ftohmë dhe acar je brenda shpirtit
Dimër me rrebesh dhe furtunë
Ndërmend të vijnë vuajtjet e Krishtit
Si pa kuptuar thua,,,po unë???
Një plagë që vitet jo ,se shëruan
Një copë me akull,që tmerrësisht djeg
Sa shumë, sa shumë, e shoh që po vuan
Dhe jeta vuan,që dhimbjen s’ta heq
Shoh shpresën,larg të degdisur
Dëshirën për të ikur,në tjetër botë
Shpirtin tënd,honesh arratisur
Dhimbje,veç dhimbje dhe lotë
Në sytë e tu i shoh lotët
Të ftohtë më duken, akull,të bardhë
Brenda tyre i shoh ,të dy botët
Të gjallë në të vdekur,të vdekur në të gjallë!!!
Vlorë 22/05/2021