August 10, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Oxhahu im i fshatit tim te larget
Oxhahu im i ngritur diku thelle
I regjuri nga prush dhe nga flaket
E madhja ngohtesi mes malesh mbjelle

S’u tunde kurre nga bora dhe acari
Dhe prushi digjte tej mesit te nates
Kulme kulme tymi te gufari
Dhe xixa – xixa dilnin permes flakes

Oxhaku im i burrave te mocem
Rreth asaj vatre kuvendonin gjate
Pergjumur une aty nga fundi odes
Degjoja ato fjale qe rridhnin mjalte

Nga shekujt vinin zerat e nje fisi
Jashte binte bore e furtune
Aty u ngroh gjyshi , kastergjyshi
Oxhak i shtrenjte ku u ngroha dhe une

Oxhaku im pse je deshperuar
Ne prusherim te loteve me mall
Per pyjet rreth e rreth qe jane rralluar
Apo per ne qe vijme rralle e me rralle

Oxhaku im i fshatit tim te larget
Kudo qe jemi ndihet fryma jote
Dhe ngrohemi nga prushi dhe nga flaket
O flakadan i ndezur neper mote.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com