Vetëimazh – Shqipe Bytyqi
Vetëimazh
Matanë vijes së kuqe të unit
atij kufirit moral
mbjellur që n’zhagitjen e parë
që n’thithjen e parë
mësohet lufta
me tē gjitha armët
edhe ato të kontrabanduara
Syri don t’përbijë detin
përbirohet fjalë e fundit
shpërthen krejt e para
Id i errët mbrēnda teje bëmehet
rritet n’pasqyrat e deformuara vetanake
ngulfatë superegon
ngritet vetëimazh që s‘njeh veten
që ndjek caçet e sëmuara
Bje terri, bëhet natë
arrestime në kalimin e vetvetes
në kalimkufirin e superegos
terr që zbret e ngjitet rrugicave të egos
imazheve të vetdëshiruara
te vetëkrijuara
që synojnë knaqjen e instinktit
që ngatërrojnë epokat
mundësitë, t‘mirën, t‘keqen
Dhe po u kalua kufiri
vazhdon të bëmehet egoja
kaos, tufë ngacmimesh joshëse
dikur kundërmon kufomë e vrarë e superegos
triumfon parim i paparim i knaqësisë t’pakushte
Nuk është fiksion
Mbrenda teje ndodh çdo ditë
ShB